Ndërlidhjet

Birmania u kërkon falje protestuesve


Birmani
Birmani
Zyra e presidentit të Birmanisë ka kërkuar zyrtarisht falje për goditjen e protestuesve pranë një miniere të bakrit, ku janë plagosur më shumë se 100 murgj budistë.

Autoritetet janë takuar sot me murgjit e lënduar dhe liderët e tyre në qytetin Mandalay për të shprehur keqardhjen.

Ato kanë thënë se policia është fajtore për dhunën, për shkak të “paaftësive të saj”.

Lideri i protestuesve, Shin Wirathu, ka thënë se kërkim-falja e autoriteteve ka kënaqur kërkesat e tyre.

Policia ka përdorur tubat e ujit, gazin lotsjellës dhe bombat e tymit më 29 nëntor, për të shpërndarë protestuesit që janë tubuar pranë minierës Lepadung – që është një ndërmarrje e përbashkët e ushtrisë birmaneze dhe e një firme kineze.

Protestuesit kërkojnë që projekti të ndalet, pasi, sipas tyre, ai shkakton probleme mjedisore, sociale dhe shëndetësore.
XS
SM
MD
LG