Ndërlidhjet

Obama takon sot familjet e viktimave në Konektikat


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të qëndrojë sot pranë shkollës në Konektikat, ku, të premten, një person i armatosur ka vrarë 26 njerëz, në mesin e tyre 20 fëmijë.

Obama pritet të takojë familjet e viktimave dhe të bisedojë me to.

Autoritetet në Konektikat kanë publikuar emrat e viktimave dhe moshën e tyre.

Bëhet fjalë për dymbëdhjetë vajza dhe tetë djem të vrarë – të moshës 6 dhe 7 vjeç – si dhe për gjashtë pjesëtarë të stafit të shkollës, të gjitha femra.

Sulmuesi Adam Lanza ka vrarë nënën e tij, Nancy Lanza, para se të kryente masakrën në shkollë dhe më pastaj të vriste veten.
XS
SM
MD
LG