Ndërlidhjet

Avionët sirianë qëllojnë kampin e refugjatëve palestinezë


Siri - foto arki
Siri - foto arki
Aktivistët në Siri thonë se aeroplanët luftarakë të qeverisë kanë hedhur të paktën dy raketa në një kamp të refugjatëve palestinezë në Damask.

Burimet e njëjta thonë se të paktën tetë civilë kanë humbur jetën.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve Reuters thotë se 25 persona janë vrarë, kur raketa ka goditur xhaminë, ku strehoheshin refugjatët.

Forcat qeveritare kanë bërë përpjekje për javë të tëra që të ndalojnë rebelët nga avancimi në kryeqytet.

Po sot, një grup i rebelëve ka njoftuar se forcat e tij kanë kapur një bazë këmbësorie në qytetin verior të Alepos.

Mbi 40,000 persona thuhet se kanë humbur jetën në konfliktin 20-muajsh midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.
XS
SM
MD
LG