Ndërlidhjet

Kryeministri i Japonisë pranon humbjen


Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda.
Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda.
Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda, ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe ka thënë se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Exit-pollet kanë treguar se Partia Liberal Demokratike ka fituar shumicë të qartë – rreth 310 ulëse nga 480 sa ka Dhoma e Ulët e Parlamentit apo Diet-i.

Liberal-Demokratët kanë sunduar Japoninë për dekada deri në vitin 2009, kur kanë humbur zgjedhjet.

Disfata e Nodës ndodh për shkak të pakënaqësive me rënien ekonomike dhe trajtimin e fatkeqësisë natyrore në Fukushima.

Lideri i Liberal-Demokratëve, Shinzo Abe, pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë. Ai ka shërbyer në këtë post edhe nga viti 2006 deri me 2007, kur ka dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore.
XS
SM
MD
LG