Ndërlidhjet

Aktori francez heq dorë nga pasaporta e Francës


Aktori Gerard Depardieu
Aktori Gerard Depardieu
Aktori francez, Gerard Depardieu, ka akuzuar kryeministrin e Francës, Jean Mars Ayrault, për fyerje dhe ka thënë se do të heqë dorë nga pasaporta franceze në shenjë protese.

Kryeministri Ayrault, javën e kaluar, e ka quajtur Depardieun “patetik” dhe “jopatriot”, pas zërave se aktori 64-vjeçar ka nisur të banojë në një fshat belg - rreth dy kilometra përtej kufirit - siç duket për të shmangur pagesën e taksave franceze.

Të dielën, javorja “Le Journal u Dimache” ka publikuar një letër të hapur, në të cilën aktori ka akuzuar kryeministrin për trajtim të padrejtë.

Ai po ashtu ka thënë se ka paguar 85 për qind të tatimit mbi të ardhurat e tij në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG