Ndërlidhjet

Varrosen dy viktima të masakrës në SHBA


Njutaun, Konektikat
Njutaun, Konektikat
Familjet në Njutaun kanë varrosur disa nga viktimat e masakrës në shkollën fillore “Sandy Hook”, ku kanë humbur jetën njëzet fëmijë të vegjël dhe gjashtë pjesëtare të stafit.

Dy viktimat e para që janë varrosur kanë qenë dy djem gjashtëvjeçarë.

Gjatë qëndrimit në Njutaun, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka ofruar “dashurinë dhe lutjet” për familjet e viktimave.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të parandalojnë masakrat e tilla në të ardhmen.

Policia ka konfirmuar se krimi i së premtes është kryer nga 20-vjeçari Adam Lanza.

Ai ka vrarë nënën e tij para se të kryente masakrën e më pas edhe veten.
XS
SM
MD
LG