Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë pesë vullnetare të vaksinimit për poliomielit


Nëna Rukhsana Bibi, duke qajtur e ulur afër vajzës së saj Madiha, vullnetare e vaksinimit, e vrarë në qytetin Karaçi
Nëna Rukhsana Bibi, duke qajtur e ulur afër vajzës së saj Madiha, vullnetare e vaksinimit, e vrarë në qytetin Karaçi
Pesë punëtore të angazhuara në vaksinim kundër poliomielitit në Pakistan janë vrarë dhe kjo ka shkaktuar pezullimin e këtij programi.

Zyrtari policor në Karaçi, Amanull Marwa, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmues të panjohur sot i kanë vrarë dy vullnetare në territorin e Karaçit, ndërsa një vullnetare ishte vrarë afër qytetit Awrangki.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se vullnetarja e katërt për vaksinim ishte vrarë të hënën, poashtu, në territorin e qytetit Karaçi.

Ka edhe raporte se një vullnetare tjetër është qëlluar për vdekje sot në qytetin Peshavar.

Zyrtarë shëndetësorë kanë thënë se fushata për vaksinimin kundër poliomielit është pezulluar.
XS
SM
MD
LG