Ndërlidhjet

Rusia do ndalojë adoptimin e rusëve nga amerikanët


Duma ruse...
Duma ruse...
Parlamenti i Rusisë ka miratuar të mërkurën në shqyrtimin e dytë një projekt-ligj, që do të ndalojë qytetarët amerikanë nga adoptimi i fëmijëve ruse.

Projekt-ligji u propozua si reagim ndaj legjislacionit të SHBA-së që imponon sanksione mbi rusët që dyshohet se janë përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut.

“Akti Magnitsky” u nënshkrua në ligj në javën e kaluar nga presidentit amerikan Barak Obama.

Ai është emërtuar sipas Sergei Magnitskyt, një avokat rus kundër korrupsionit, i cili ishte keqtrajtuar fizikisht në burg dhe vdiq në paraburgim në vitin 2009.

Për t’u bërë ligj, ndalesa e birësimeve do të duhet të kalojë leximin e tretë në Dumën Shtetërore, e pastaj në Dhomën e Epërme, e në fund pret nënshkrimin e presidentit.

Policia të mërkurën ka arrestuar të paktën 13 persona që ishin mbledhur jashtë parlamentit për të protestuar ndalesën e propozuar.
XS
SM
MD
LG