Ndërlidhjet

Përplasje pozitë-opozitë për platformën e Serbisë


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në debat të ashpër në mes të partisë në pushtet dhe opozitës lidhur me të ashtuquajturën platformë e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës veç tjerash kanë kritikuar qeverinë për heshtje karshi kësaj çështje.

Kurse, deputetët e pozitës dhe përfaqësuesit e ekzekutivit kanë përsëritur se e platforma serbe për Kosovën, nuk do të gjejë zbatim dhe do të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar e Beogradit.

Me seancën e sotme, që është e fundit për këtë vit, Kuvendi përmbyll sesionin vjeshtor.
XS
SM
MD
LG