Ndërlidhjet

BE dhe Rusia diskutojnë për energjinë


Bruksel
Bruksel
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, takon sot në Bruksel liderët e Bashkimit Evropian, për të diskutuar çështjet e energjisë.

Samiti pritet të prodhojë më shumë përleshje sesa përparime.

Rregullatorët e tregut energjetik të BE-së, që kanë për qëllim nxitjen e konkurrencës, kanë shkaktuar zemërimin e Rusisë, e cila i sheh ata si diskriminues ndaj Gazpromit – monopolit të saj shtetëror të gazit.

Mosmarrëveshjet tregtare gjithashtu do të jenë në krye të agjendës, ashtu si edhe negociatat për udhëtimin pa viza të zyrtarëve rusë në vendet e Bashkimit Evropian.

Liderët rusë dhe të BE-së pritet të flasin edhe për konfliktin në Siri.

Rusia ka zemëruar vendet e Perëndimit duke u vënë veto tri rezolutave, që synonin presionin ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, për t’i dhënë fund dhunës në vendin e tij.

Zyrtarët e BE-së po ashtu mund të shfrytëzojnë samitin për të kritikuar hapat e Kremlinit kundër opozitës së tij politike.
XS
SM
MD
LG