Ndërlidhjet

Lavrov: Armatimi kimik i Sirisë – i sigurt


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se armatimi kimik i Sirisë “tash për tash”, është i sigurt dhe nën kontrollin e qeverisë.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në aeroplanin e tij, derisa kthehej nga samiti Bashkimi Evropian – Rusia në Bruksel.

Lavrovi tha se “asnjëra palë nuk do ta fitoj” luftën në Siri dhe ka shtuar se presidenti Bashar al-Assad, nuk do të tërhiqet, edhe nëse për këtë bëjnë presion Moska dhe Pekini.

Lavrov theksoi se Rusia i ka hedhur poshtë kërkesat e disa vendeve të paspecifikuara, për t’i ofruar azil presidentit Assad, nëse ai largohet nga Siria.

Ai mëtutje u tha reporterëve se “sponzorët perëndimorë” të opozitës siriane, po e humbin kontrollin ndaj saj.
XS
SM
MD
LG