Ndërlidhjet

Afrika Jugore: Nelson Mandela mbetet në spital


Nelson Mandela (djathtas) gjatë një takimi me ish presidentin amerikan Bill Clinton, më 17 korrik të këtij viti në Afrikën Jugore
Nelson Mandela (djathtas) gjatë një takimi me ish presidentin amerikan Bill Clinton, më 17 korrik të këtij viti në Afrikën Jugore
Ish presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela, do të mbetet në një spital në Johanesburg, edhe gjatë festave të Krishtlindjeve.

Mandela, 94 vjeçar, po mjekohet nga infekcioni në mushkëri dhe operacioni i gurit në fshikëz.

Një zëdhënës i presidentit të Afrikës Jugore, Jacob Zuma, tha se mjekët nuk kanë vendosur se kur Mandela do të lirohet nga spitali, megjithqë ai po ripërtrihet në mënyrë të kënaqshme.

Kryepeshkopi jugafrikan, Desmond Tutu, tha sot se ai ishte lutur për ripërtritjen e shpejtë të Mandelës.

Tutu dhe Mandela janë fitues të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tyre në përfundimin e aparteidit në Arikën Jugore.
XS
SM
MD
LG