Ndërlidhjet

Yanukovych emëron kabinetin e ri


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka emëruar kabinetin e ri, pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Dekretet e publikuara në ueb-faqen e presidencës ukrainase, pos tjerash, tregojnë se ministri i Financave, Yury Kolobov, dhe ministri i Brendshëm, Vitalu Zakharchenko, janë riemëruar, ndërsa ministri në largim i Punëve të Jashtme, Kostyantyn Hryschchenko, është emëruar zëvendëskryeministër.

Leonid Kozhara, ndërkaq, ështe emëruar në krye të diplomacisë.

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar riemërimin e kryeministrit Mykola Azarov më 13 dhjetor.
XS
SM
MD
LG