Ndërlidhjet

Berisha: Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve


Ahmet Zogu
Ahmet Zogu
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka vlerësuar se “Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve” dhe se qeveria të cilën e formoi ai, u tha “jo të gjitha traktateve copëtuese të Shqipërisë”.

Këto komente zoti Berisha i bëri sot në Tiranë, në ceremoninë me rastin e inaugurimit të shtatores së derdhur në bronz të Mbretit Ahmet Zogu.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm edhe Princi Leka i Dytë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, e personalitete të tjera.

Sipas kryeministrit Berisha, “Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një antifashist i vendosur i Shqipërisë dhe Evropës”.
XS
SM
MD
LG