Ndërlidhjet

OKB voton pro konferencës për armët


Selia e OKB-së në Nju Jork
Selia e OKB-së në Nju Jork
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për mbajtjen e një konference, ku do të bëheshin përpjekje për të arritur marrëveshje për rregullimin e tregtisë globale me armët.

Asambleja e Përgjithshme ka votuar me 133 vota për, 0 kundër dhe 17 abstenime.

Konferenca pritet të mbahet nga 18 deri më 28 mars në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Përpjekja e fundit për të arritur marrëveshje ka dështuar korrikun e kaluar, pasi disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën, kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar propozimet.

Draftet kanë sugjeruar se traktati potencial nuk do të kontrollonte politikat e brendshme të vendit për armë, por do të kërkonte nga shtetet që të zbatojnë rregulla për tregtarët e armëve, si dhe të transferojnë armë në vende të tjera, për të kufizuar aftësitë e abuzuesve me të drejtat e njeriut dhe terroristëve.
XS
SM
MD
LG