Ndërlidhjet

Chavezit “po i përmirësohet gjendja”


Presidenti Venezuelës, Hugo Chavez.
Presidenti Venezuelës, Hugo Chavez.
Autoritetet e Venezuelës kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e presidentit Hugo Chavez është përmirësuar “lehtë”, prejse i është nënshtruar operacionit në Kubë për mënjanimin e kancerit.

Ministri për Informacion, Ernesto Villegas, ka bërë publik lajmin gjatë një deklarate televizive.

Chavez, i cili mbetet i hospitalizuar në Kubë, nuk është parë apo dëgjuar publikisht që nga 11 dhjetori, kur është bërë operacion.

Ky ka qenë operimi i katërt i tij nga kanceri në 18 muajt e fundit.

Aleatët e Chavezit tashmë kanë përmendur mundësinë se presidenti mund të mos jetë mjaft i shëndetshëm për t’u kthyer në Venezuelë më 10 janar, datë kjo kur është paraparë të bëhet edhe inaugurimi i tij për mandatin e ri gjashtëvjeçar.

Chavezi është rizgjedhur në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG