Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Indi kundër përdhunimit të një gruaje


Protesta ne Indi
Protesta ne Indi
Autoritetet kanë arritur që të krjojnë një zonë me siguri të lartë në kryeqytetin indian Nju Delhi për t'i dhënë kështu fund demonstratave që kishin filluar një javë më parë.

Protestat kishin filluar në shenjë revolte kundër bandës e cila kishte përdhunuar një grua në një autobus të transportit publik.

Gjatë një përleshje në mes të portestuesve dhe forcave policore, është plagosur një pjestar i policisë i cili nga plagët e marra ka ndrruar jetë në një spital.

Zëdhënësi i policisë Rajan Bhagat thotë se autoritetet kanë ngritur akuzë për vrasje disa protestuesve që mendohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje.
XS
SM
MD
LG