Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten të paktën 4 persona gjatë një sulmi të armatosur


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Policia pakistaneze thotë se gjatë të martës, persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një kleriku të shquar sunit në qytetin jugor Karaçi, duke vrarë të paktën katër persona.

Zyrtarët të policisë ka thënë se kleriku, Maulana Aurangzeb Farooqi, u plagos kur persona të armatosur hapën zjarr në automjetin me të cilin ai po udhëtonte gjatë mëngjesit të së martës.

Gajtë këtij sulmi janë vrarë të paktën 3 truproje dhe shoferi i tij. Farooqi udhëheq një parti të vogël politike që quhet Ahle Sunnat-Ual-Jamaat.

Deri më tani, ashkush nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm. Por, partia e Farooqit është vënë në shënjestër të rivalëve të tyre, grupit Shiit.

Në rajonin e Karaçit ka një histori të gjatë të dhunës sektare në të cilën përfshihen pjesëtar të komunitetit Sunit që përbëjnë shumicën dhe dhe të pakicës Shiit.
XS
SM
MD
LG