Ndërlidhjet

Jemen: Vriten 17 persona në krahinën lindore Maarib


Ilustrim
Ilustrim
Më shumë se 17 persona raportohen të vrarë në përplasje në mes të ushtrisë së Jemenit dhe grupeve të cilat besohet se kanë qenë prapa dëmtimit të një tubacioni të naftës në lindje të vendit.

Përplasjet e së martës në provincën Maarib erdhi pasi që ushtria nisi një operacion për të siguruar tubacionin e dëmtuar.

Trazirat në Jemen kanë filluar që kur shpërthyen protestat anti-qeveritare kundër ish presidentit Saleh Ali Abdullah në shkurt të vitit 2011. Nafta dhe tubacionet e gazit kanë qenë të sulmuar vazhdimisht nga al-Kaida.

Sipas shifrave zyrtare, humbjet nga prodhimi për shkak të sulmeve ndaj tubacionit të naftës në lindje i kanë kushtuar qeverisë 1 miliard dollarë në vitin 2012, ndërsa eksportet e naftës kanë rënë me 4.5 për qind
XS
SM
MD
LG