Ndërlidhjet

Egjipt: Kushtetua u miratua, dalja në votime e ulët


Pamje nga numërimi i fletëvotimeve në referendumin e Egjiptit
Pamje nga numërimi i fletëvotimeve në referendumin e Egjiptit
Votuesit në Egjipt kanë votuar për miratimin e Kushtetutës së Re, të hartuar nga islamistët, në referendumin në të cilin kanë marrë pjesë më pak se një e treta e personave me të drejtë vote.

Rezultatet zyrtare tregojnë se 63.8% kanë votuar për miratimin e kushtetutës.

Nga ana tjetër, prej 52 milionë zgjedhësve të regjistruar në Egjipt, në referendum kanë votuar më pak se 33%.

Zyrtarët thonë se nuk kanë gjetur shkelje serioze zgjedhore, që do t’i ndryshonin rezultatet finale.

Mbështetësit e Kushtetutës së Re, përfshirë presidentin Muhammad Morsi dhe partinë Vëllazëria Myslimane, thonë se ajo duhet të çoj në stabilitetin e vendit dhe ripërtritjen ekonomike.

Por mbështetësit e opozitës proreformë vazhdojnë ta hedhin poshtë këtë dokument, duke thënë se ai nuk garanton të drejta universale dhe mbrojtje për femra dhe minoritete dhe mund të çoj në ndërhyrje islamiste në ligjvënie.
XS
SM
MD
LG