Ndërlidhjet

Beogradi me “qëndrime të ndryshme” ndaj Kosovës


Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Serbisë, Borisllav Stefanoviq.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Serbisë, Borisllav Stefanoviq.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se autoritetet shtetërore të këtij vendi kanë qëndrime të ndryshme sa i përket platformës për Kosovën.

Ai u ka thënë gazetarëve se do të ishte rrezik po qe se Beogradi ndërpret dialogun me Prishtinën, sepse në atë mënyrë “nuk do të zgjidheshin problemet konkrete” dhe “do të bllokohej rruga e Serbisë drejt integrimit evropian”.

Është thënë se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përmes platformës që ka hartuar, ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Kosovën

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryeministri Ivica Daçiq, i cili është bartës i dialogut me homologun kosovar, Hashim Thaçi.

“Mendoj se një gjë e tillë është joserioze dhe tregon se kjo qeveri ka dy-tri politika të ndryshme ndaj Kosovës dhe rrjedhimisht ndaj integrimeve evropiane. Është e rrezikshme që presidenti të flasë ndryshe, kurse kryeministri ndryshe”, ka thënë Stefanoviq.

Presidenti Nikolliq ka thënë të martën se po punon në hartimin e një rezolute për Kosovën, të cilën duhet ta miratojë Kuvendi i Serbisë dhe e cila duhet ta përcaktojë kornizën e negociatave me Prishtinën.
XS
SM
MD
LG