Ndërlidhjet

Platini do sanksione më të fuqishme ndaj Serbisë


Presidenti i UEFA-s, Muchel Platini
Presidenti i UEFA-s, Muchel Platini
Kreu i Federatës Evropiane të Futbollit ka apeluar kundër sanksioneve që ka vendosur bordi disiplinor i UEFA-s ndaj Serbisë, për shkak të sjelljeve raciste të disa lojtarëve të saj.

Michel Platini ka thënë se kërkon “sanksione edhe më të fuqishme”.

Ditë më parë, bordi disiplinor i UEFA-s ka dënuar ekipin e futbollistëve të rinj të Serbisë me zhvillimin e një ndeshjeje kualifikuese pa publik, ndërsa Shoqatën e Futbollit të Serbisë me 80,000 euro, për shkak të brohoritjeve raciste në një ndeshje me Anglinë, në stadiumin e Krushevcit.

Qeveria britanike ka kritikuar po ashtu ndëshkimin, duke e cilësuar si të butë.
XS
SM
MD
LG