Ndërlidhjet

Kosovë: Suedia ndihmon edhe në vitin 2013


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe Ingrid Johanson, nga Agjencia Suedeze Ndërkombëtare për Bashkëpunim Zhvillimor (Sida), kanë nënshkruar sot zgjatjen e Marrëveshjes për bashkëpunim zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Suedisë dhe Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Kjo marrëveshje është zgjatur deri më 31 dhjetor të vitit 2013, dhe sipas saj, Suedia do të ofroj mbështetje financiare për bashkëpunim zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi do të fokusohet në tre sektorë kryesorë: në mjedis dhe klimë, arsim dhe qeverisje demokratike dhe të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG