Ndërlidhjet

Arrestohet një grua në lidhje me vrasjen e dy zjarrfikësve


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet amerikane kanë arrestuar një grua, e cila dyshohet se ka lidhje me armët që janë përdorur për vrasjen e dy zjarrfikësve, në prag të Krishtlindjes në Nju Jork.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Dawn Nguyen ka blerë pushkë gjysmëautomatike AR-15 dhe një tjetër armë sulmuese.

Të dyja këto thuhet se janë përdorur për vrasjen e zjarrfikësve Michael Chiapperini dhe Tomasz Kaczowka, të cilët i janë përgjigjur një thirrjeje për zjarr.

Vrasësi, 62-vjeçari William Spengler, ka vrarë më pas veten e tij.

Vëllai i Dawn Nguyen u ka thënë dy gazetave lokale se Spengler i ka vjedhur armët nga ajo.
XS
SM
MD
LG