Ndërlidhjet

Sulm ndaj autobusit në Karaçi - disa viktima


Pakistan
Pakistan
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur nga sulmi që ka goditur një autobus në qytetin pakistanez të Karaçit.

Autoritetet spitalore bëjnë të ditur se tetë nga të lënduarit janë në gjendje serioze.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Qyteti komercial i Pakistanit ka qenë skenë e disa sulmeve të militantëve në dhjetë vjetët e fundit, si dhe e dhunës ndërmjet fraksioneve rivale etnike.
XS
SM
MD
LG