Ndërlidhjet

Berlusconi kritikon fushatën e Montit


Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka akuzuar kryeministrin në largim, Mario Monti, se ka komplotuar me të majtët në përpjekje për të fituar zgjedhjet kombëtare të shkurtit.

Monti, të premten, ka bërë të ditur se do të krijojë një koalicion të gjerë të fraksioneve, që në agjendë do të ketë reformat për lehtësimin e problemeve ekonomike në vend.

Berlusconi, lider i qendrës së djathtë, ka thënë se Monti do që t’i “vjedhë” votat nga të djathtët për të siguruar fitoren e tij zgjedhore.

Ai po ashtu ka kritikuar vendimin e Montit për të garuar për mandat të dytë.

Monti është emëruar kryeministër në vitin 2011, pasi Berlusconi është detyruar të japë dorëheqje për shkak të rrëshqitjes së Italisë në krizë të borxheve.
XS
SM
MD
LG