Ndërlidhjet

Ngrihen akuzat zyrtare kundër Liebermanit


Ish-ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman.
Ish-ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman.
Ministria e Drejtësisë e Izraelit ka akuzuar zyrtarisht ish-ministrin e Jashtëm të vendit, Avigdor Lieberman, për shkelje të besimit dhe mashtrim.

Lieberman ka dhënë dorëheqje disa ditë më parë, menjëherë pasi ka marrë informacione për përgatitjen e akuzave kundër tij.

Prokurori i përgjithshëm i Izraelit ka akuzuar atë për shkelje të besimit në një rast të mashtrimit dhe pastrimit të parave.

Lieberman mohon çdo keqbërje dhe thotë se do të pastrojë emrin e tij dhe të kthehet në politikë pa vonesa.
XS
SM
MD
LG