Ndërlidhjet

Brahimi: Situa në Siri - shumë, shumë e keqe


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pranojë propozimin për fundin e konfliktit në këtë vend.

Brahimi, i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, ka thënë se plani bazohet në një nismë të dështuar të paqes, për të cilën është arritur marrëveshje në muajin qershor, në Gjenevë.

Propozimi, i cili bën thirrje për armëpushim dhe krijimin e një qeveri të re, nuk sqaron fatin e presidentit të vendit, Bashar al-Assad – një lëshim ky që ka ngritur kundërshtime në mesin e opozitës siriane, por edhe më gjerë.

Brahimi, megjithatë, ka bërë thirrje për hapa urgjentë, duke e përshkruar situatën në Siri si shumë të keqe.

“Situata në Siri është shumë, shumë e keqe dhe dallimet janë në rritje”, ka thënë ai.

Konflikti ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë ka lënë mbi 44,000 njerëz të vrarë.
XS
SM
MD
LG