Ndërlidhjet

Obama kërkon mbështetje për ligjin e armëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se në vitin 2013 do të shtyjë përpara legjislacionin për kontrollin e armëve në Amerikë.

Ai ka thënë se kërkon mbështetje të gjerë publike dhe politike për ligjn, i cili do të rriste kontrollin për pronarët e mundshëm të armëve dhe do të ndalonte armët sulmuese.

Komentet e tij vijnë pak më shumë se dy javë pas targjedisë në një shkollë fillore në Konektikat, ku një person me shqetësime psikologjike ka qëlluar për vdekje 27 njerëz, në mesin e tyre 20 fëmijë.

Mbështetësit e armëve në SHBA, përfshirë Shoqatën Kombëtare të Pushkëve, kanë thënë se incidentet e tilla mund të parandalohen me roje të armatosura në shkolla.

Duke folur për mediat lokale, Obama ka thënë se është skeptik për një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG