Ndërlidhjet

Sot pritet të fillojë zbatimi i IBM-it edhe në dy pika kufitare


Kosovo/Serbia -- IBM border between Kosovo and Serbia in Jarinje, 10Dec2012
Kosovo/Serbia -- IBM border between Kosovo and Serbia in Jarinje, 10Dec2012
Sot pritet të fillojë zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë edhe në pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe tek Dheu i Bardhë.

Gjatë ditës së dielë, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë që gjendët në pjesën lindore të Kosovës, kanë vazhduar punimet në përgatitjen e kësaj pike, ku janë vendosur edhe kontenierë në të cilët do të qëndrojnë policët dhe doganierët e dy vendeve.

Kjo marrëveshje e arritur në Bruksel si pjesë e bisedimeve teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, fillimisht është zbatuar në dy pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Jarinjë.
XS
SM
MD
LG