Ndërlidhjet

Pakistan: Një bombë-motor vrau 2 dhe plagosi 35


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Një shpërthim bombe vrau 2 persona dhe plagosi të paktën 35 të tjerë në qytetin pakistanez të Karaçit.

Zyrtarë pakistanezë thonë se bomba-motor shpërtheu pranë autobusëve me disa aktivistë të cilët ishin duke u kthyer nga një tubim i përbashkët i organizuar nga partia kryesore politike e qytetit, Lëvizja Qaumi Muttahida e udhëhequr nga studiuesi mysliman Tahir-ul Qadri.

Mjekët, frikësohen se numri i të vdekurve do të rritet, pasi që disa nga të plagosurit gjenden në gjendje të rëndë. Qyteti port i Kraçit i cili njëkohësisht njihet si kryeqyteti tregtar i Pakistanit ka qenë i rrënuar nga dhuna politike, etnike dhe nga militant.
XS
SM
MD
LG