Ndërlidhjet

Boeing mund konkurrentët evropian, Airbus


Boeing 787
Boeing 787
Zyrtarë të kompanisë për prodhimin e aeroplanëve Boeing, thonë se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë marr 601 porosi për aeroplan, duke qenë kështu në rrugën e duhur për të mundur për këtë vit, konkurrentet evropian Airbus.

Airbus viteve të fundit e pati mundur kompaninë amerikane Boeing, por kjo e fundit tashmë është duke e rregulluar tipin 787 dhe duke e ringritur 747-in.

Boeing gjithashtu bënë të ditur se ka marr porosi për prodhimin e 1 mijë e 204 aeroplan komercial. Këtë e kanë ndihmuar edhe kërkesat për të ringriturin 737. Boeing është ende duke ndërtuar tipin 737 dhe synojnë që dërgimet ti kryejnë në vitin 2017.

Ndërkohë, Airbus, nuk ka raportuar për numrin e dërgesave që i ka pranuar. Ndërsa në një raport të muajit dhjetor, patën deklaruar se kanë marr 585 porosi ndërsa 516 i kanë proceduar tutje.
XS
SM
MD
LG