Ndërlidhjet

Pakistani thërret debat për terrorizmin, në KS të OKB-së


Ambasadori i Pakistanit në Këshill të Sigurimit - Masood Khan
Ambasadori i Pakistanit në Këshill të Sigurimit - Masood Khan
Pakistani ka njoftuar se do të thërrasë një debat në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi efektivitetin e politikave të bashkësisë ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Ambasadori i Pakistanit në Këshill të Sigurimit - Masood Khan, i cili njëherit mbanë presidencën e radhës për muajin janar, tha se ky debat duhet të mbahet më 15 të këtij muaji.

Khan tha se komuniteti ndërkombëtar, ka pasur sukses të pjesshëm në betejën kundër terrorizmit dhe ka shtuar se nevojitet një strategji më “koherente” dhe “gjithëpërfshirëse” nga të gjithë.

Ai ka bërë të ditur se duhet të adresohen shkaqet thelbësore të terrorizmit të përcjella edhe me operacione ushtarake dhe hetime ndaj tyre.

Khan nuk ka pranuar të komentoj, nëse veprime të tilla ushtarake si ai i SHBA-ve për të shënjestëruar militantët e dyshuar në Pakistan, janë mjete efektive për luftuar terrorizmin.

Pakistani gjatë dekadës së fundit ka pasur mijëra viktima si pasojë e terrorizmit.
XS
SM
MD
LG