Ndërlidhjet

Banka zvicerane, planifikon të mbyllet, akuzohet për evazion fiskal


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Banka më e vjetër e Zvicrës paralajmëron se do të mbyllet përgjithmonë pasi ishte e përfshirë në afera të jashtëligjshme, duke i ndihmuar amerikanët e pasur që t'i shmangen taksave.

Wegelin & Co gjatë një seance në gjykatën federale në Nju Jork ka pranuar se për gati një dekadë ka ndihmuar rreth 100 amerikanë që t'i shmangen taksave për të paktën 1.2 miliard dollarë.

Është rënë dakord që banka zvicerane të paguajë afro 58 milionë dollarë gjobë në Shtetet e Bashkuara. Nuk ishte e qartë nëse zbulohen menjëherë emrat e klientëve të saj sekret nga amerikan.

Wegelin & Co është themeluar më 1741 me seli në qytetin e vogël zviceran St. Gallen. Ndërsa, bëhet e ditur se kjo është banka e parë e huaj e cila është deklaruar fajtore për evazion të taksave në Shtetet e Bashkuara.

Ky rast është pjesë e një hetimi që ka të bëjë me evazionin fiskal në mes të shtetasve amerikanë dhe bankave zvicerane.
XS
SM
MD
LG