Ndërlidhjet

Vetëflijim fatal në Spanjë


Ilustrim
Ilustrim
Një i papunë në qytetin Malaga të Spanjës ka vdekur në spital, një ditë pasi i ka vënë vetes flakën.

Fqinjët dhe dëshmitarët u kanë thënë mediave spanjolle se 57-vjeçari, me origjinë nga Afrika e Veriut, ka vuajtur nga problemet financiare.

Policia ka thënë se është duke hetuar incidentin.

Spanja është njëri nga vendet me papunësinë më të lartë në Eurozonë, ku përqindja e të papunëve kalon shifrën 25.
XS
SM
MD
LG