Ndërlidhjet

SHBA: Imami dhe i biri akuzohen për ndihmë talibanëve


Pamje nga një xhami në Majami të Shteteve të Bashkuara
Pamje nga një xhami në Majami të Shteteve të Bashkuara
Prokurori federal në Shtetet e Bashkuara, John Shipley, thotë se ka dëshmi që një klerik mysliman dhe i biri i tij, kanë punuar për t’i ndihmuar me mijëra dollarë talibanët në Pakistan, që të ndërmarrin sulme kundër interesave të Shteteve të Bashkuara.

Prokurori Shipley tha mbrëmë se të dy personat, që janë në proces gjyqësor në Majami, e kishin bërë këtë “në emër të formës së zvetënuar të fesë myslimane”.

Hazif Khan, 77 vjeçar, dhe djali i tij Izhar Khan, 26 vjeçar, kanë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë për akuzat për konspiracion dhe ndihmë materiale për terrorizëm.

Ata janë të akuzuar për dërgimin e më se 50 mijë dollarëve amerikanë për talibanët e Pakistanit.

Avokatët e të akuzuarve i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se prokurorët i kanë keqkuptuar bisedat dhe aksionet e të pandehurve.

Hafiz Khan ishte imam në një xhami në Majami, ndërsa i biri ishte imam i një xhamie në Floridë.
XS
SM
MD
LG