Ndërlidhjet

Siri: Assadi e ka paraqitur nismën e re paqësore


Bashar al-Assad
Bashar al-Assad
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka shpalosur një nismë të re me synimin për ripërtritjen e paqes në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Në paraqitjen e tij të parë publike, prej nëntorit të vitit të kaluar, zoti Assad sot e mbajti një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Operas në kryeqytetin Damask, që u transmetua nga televizioni.

Ai ka propozuar një konferencë kombëtare për pajtim dhe për hartimin e kushtetutës së re.

Por, presidenti Bashar al-Assad, ka refuzuar të zhvilloj negociata me ata, që sipas tij, janë “kukulla” opozitare. Ai theksoi se nisma e tij mund të zbatohet, vetëm nëse Perëndimi dhe shtetet rajonale, e ndalin financimin e atyre që ai i përshkruajti si “vrasës kriminelë”.

Propozimi i Assadit, me gjasë, do të refuzohet nga forcat opozitare, të cilat kanë kërkuar tërheqjen e tij të plotë nga presidenca.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 60 mijë njerëz janë vrarë në Siri, prej marsit të vitit 2011, kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG