Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – 9 militantë të vrarë


Një aeroplan amerikan pa ekuipazh
Autoritetet në Pakistan thonë se nga sulmi me aeroplan amerikan pa ekuipazh, në rajonin fisnor të Vaziristanit Jugor, janë vrarë së paku 9 militantë të dyshuar.

Zyrtarë të sigurisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast 10 raketa i kishin marrë në shënjestër bazat e talibanëve pakistanezë, në fshatin Babar Ghar.

Ky ishte sulmi i tretë i aeroplanëve amerikanë pa ekuipazh në Pakistan, gjatë pesë ditëve të fundit.

Pakistani i kundërshton sulmet e aeroplanëve pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, pasi ato i fajëson për vrasjen e qindra civilëve.

Pakistani ka paralajmëruar që më 15 Janar të këtij viti do ta kërkoj një debat në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për efektivitetin e politikave ndërkombëtare kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG