Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet vetëvrasëse me bomba – tre të vrarë


Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm të bombës në Spin Boldak të Afganistanit
Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm të bombës në Spin Boldak të Afganistanit
Së paku tre vetë janë vrarë pasi dy sulmues vetëvrasës me bombë depërtuan në kompleksin qeveritar, gjatë takimit të liderëve fisnorë, në pjesën jugore të Afganistanit.

Zyrtarët në qytetin Spin Boldak në provincën Kandahar, thanë se militantët, para se me makinë të depërtonin në kompleks dhe ta aktivizonin materjen eksploduese, e kishin vrarë një rojtar.

Një zëdhënës lokal tha se tre vetë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga këto sulme.

Kandahari, që shtrihet afër kufirit me Pakistanin, është korridori kryesor për militantët talibanë dhe për trafikantët e drogës dhe të armatimit.
XS
SM
MD
LG