Ndërlidhjet

Afrika Jugore: Nelson Mandela po shërohet mirë


Nelson Mandela
Nelson Mandela
Ish presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela, po shërohet nga infeksioni i mushkërive, që e kishte detyruar atë të qëndroj në spital për afro tri javë.

Nga spitali ishte liruar më 26 Dhjetor të vitit të kaluar, dhe prej atëherë ndodhet në shtëpinë e tij.

Presidenti i Afrikës Jugore, Jacob Zuma, nëpërmjet një deklarate të sotme, tha se Mandela, 94 vjeçar, ka bërë “progres të vazhdueshëm dhe klinikisht ai po vazhdon të përmirësohet”.

Në deklaratë theksohet se tash Mandela gradualisht po i zhvillon disa aktivitete rutinore.
XS
SM
MD
LG