Ndërlidhjet

Clinton, rifillon punën të hënën


Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton duke lënë Spitalin
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton duke lënë Spitalin
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, sipas Departamentit të Shtetit, pritet që gjatë ditës së hënë të kthehet në vendin e punës. Clinton, për një muaj të plotë nuk ka mundur që të ushtroj pozitën e saj si shkak i problemeve shëndetësore.

Ajo kishte pasur probleme në stomak pas arritjes nga vizita në Evropë e bërë më 7 dhjetor. Clinton, gjatë kohës sa ishte e sëmurë, në një rast kishte humbur vetëdijën dhe ishte rrëzuar dhe si pasojë, kishte pësuar një trombozë gjaku në mes të trurit dhe kafkës që kërkonte tretman mjekësor në një spital në Nju Jork.

Mjekët e sekretarës amerikane thanë se gjendja e saj është përmirësuar, por i kanë rekomanduar që të mos fluturojë për disa javë në destinacione tej-oqeanike.

Clinton pritet të jetë në gjendje për të dëshmuar para Kongresit për sulmin e 11 shtatorit në SHBA dhe atë në zyrën diplomatike në Bengazi, Libi, ku la të vdekur Ambasadorin e SHBA-ve dhe tre amerikanët e tjerë.
XS
SM
MD
LG