Ndërlidhjet

Apple: Shkarkohen mbi 40 miliardë aplikacione


Ilustrim
Ilustrim
Apple thotë se njerëzit kanë shkarkuar më shumë se 40 miliardë aplikacione për iPhone, iPad dhe iPod Touch, pothuaj gjysma e tyre në vitin 2012.

Apple Inc. tha të hënën se dhjetori ka parë një rekord prej më shumë se 2 miliardë aplikacionesh.

Në dyqanet e Apple thuhet se janë 775 mijë aplikacione individuale. Apple thotë se i ka paguar zhvilluesve të aplikacioneve më shumë se 7 miliardë dollarë.

Apple ka lansuar dyqanet e saj të aplikacioneve në vitin 2008.

Ato arritën rekordin prej 10 miliardë shkarkimesh në fillim të vitit 2011. Në mars të 2012, Apple njoftoi se më shumë se 25 miliardë aplikacione janë shkarkuar.

Në numrin prej 40 miliardë nuk përfshihen përditësimet dhe ri-shkarkimet.
XS
SM
MD
LG