Ndërlidhjet

Të shtëna ndaj protestuesve në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Trupat irakiane kanë gjuajtur në ajër për të shpërndarë protestuesit myslimanë sunitë në qytetin verior të Mosulit.

Policia ka gjuajtur me të shtëna paralajmëruese të hënën, derisa qindra protestues u përpoqën që të mblidhen në një shesh publik.

Incidenti në Mosul vjen derisa mijëra protestues kundër Malikit, kanë dalë në rrugë në zonat sunite në Irak gjatë dy javëve të fundit.

Protestat kanë të bëjnë me zemërimin e sunitëve, për siç thonë ata anashkalimin e komunitetit të tyre nga ana e qeverisë së kontrolluar shiite të kryeministrit Nuri al-Maliki.
XS
SM
MD
LG