Ndërlidhjet

Banda keniane vret tërë familjen e elefantëve


Ilustrim
Ilustrim
Disa kontrabandues kanë vrarë një familje të tërë të elefantëve duke vjedhur brirët e tyre në parkun e njohur ndërkombëtarisht Tsavo të Kenisë.

Autoritetet thonë se janë duke ndjekur bandën, që besohet se i ka 10 anëtarë.

Zyrtarët e Kenisë thanë se ky është incidenti më i keq i vrasjes së shtazëve në këtë vend.

Vrasjet e elefantëve janë në rritje në të gjithë Afrikën, për shkak të rritjes së kërkesës nga klasa e mesme e Azisë për fildish.

Këtë muaj, Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër (CITES) tha se tregtia e paligjshme e fildishit është në nivelin më të lartë të saj në gati dy dekada, e nxitur nga kërkesa për pluhur fildishi për ilaçet kineze, si dhe për zbukurime të gdhendura nga fildishi.
XS
SM
MD
LG