Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat për lirinë e shprehjes në Kinë


Protestat në Guangzhou
Protestat në Guangzhou
Kanë hyrë në ditën e dytë, protestat që bëjnë thirrje për liri të medias, të organizuara në qytetin jugor të Kinës, Guangzhou. Dhjetra njerëz kanë demonstruar para zyreve të gazetës së popullarizuar “Southern Weekly”, pas publikimit të një shkrimi i cili ishte cenzurar.

Një artikull i botuar javën e kaluar, bëri thirrje për realizimin e “ëndrrës së kushtetueshmërisë në Kinë”. Nga cenzura e përdorur, ky artikull u shndërrua në lavdatë ndaj Partisë Komuniste të Kinës. Protestat publike, të cilat filluan të hënën, erdhën si pasojë e thirrjes nga disa bllogerë dhe njerëzve të famshëm për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Policia ka lejuar vazhdimin e protestës. Ndërkohë, redaktori i gazetës ka thënë se zyrtarët propagandistik dëshirojnë që gazeta të vazhdojë me publikimin e zakonshëm, por redaktorët janë ende duke negociuar me autoritetet lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG