Ndërlidhjet

Gordon: E duam zërin e Britanisë në BE


 Philip Gordon
Philip Gordon
Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqës britanikë të biznesit janë deklaruar kundër lëvizjeve që mund të dobësojnë lidhjet e Britanisë në Bashkim Evropian.

Paralajmërimet vijnë në kohën kur janë shtuar thirrjet në Britani për një referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE, dhe me përgatitjet e kryeministrit David Cameron që të mbajë një fjalim për të ardhmen e Britanisë në bllok.

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit për Evropën, Philip Gordon, ka thënë se Uashingtoni mbështetë “zërin e fuqishëm të Britanisë në BE”.

Gordon tha se SHBA ka një marrëdhënie në rritje me BE-në dhe ndikimi i Britanisë është thelbësor për interesat amerikane.

Në një letër të botuar në gazetën "Financial Times", thuhet se drejtuesit e biznesit britanik kanë tërhequr vërejtjen se Britania mund të dëmtohet në qoftë se ajo ndryshon kushtet e anëtarësimit në BE, ose mban një referendum.
XS
SM
MD
LG