Ndërlidhjet

Londër: Katër të arrestuar për dyshime për terrorizëm në Siri


Aeroplanat në aeroportin Gatwick të Londrës
Aeroplanat në aeroportin Gatwick të Londrës
Policia në Britani i ka arrestuar katër persona të dyshuar për aktivitet terrorist në Siri.

Policia metropolitane e Londrës ka njoftuar sot se një nga të dyshuarit është arrestuar në aeroportin londinez Gatwick, derisa përpiqej të largohej nga Birtania.

Tre të dyshuarit e tjerë ishin arrestuar në pjesën lindore të Londrës.

Zyrtarët thonë se personat e arrestuar ishin të vendosur në Britani dhe nuk ishin sirianë.

Të katër personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga oficerët kundër terrorizmit për shkak të dyshimit për kryerje, përgatitje ose nxitje të akteve të terrorizmit.

Arrestimi i tyre është i ndërlidhur me një hetim që tashmë ka çuar në atë që dy vetë janë akuzuar për verpa terroriste.
XS
SM
MD
LG