Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet me bomba – 113 të vrarë


Policia zhvillon hetime në vendin e shpërthimit në Kueta
Policia zhvillon hetime në vendin e shpërthimit në Kueta
Nga sulmet me bomba të grupeve sektare dhe militante e separatiste, dje janë vrarë së paku 113 vetë dhe plagosur shumë të tjerë.

Kjo është përshkruar si dhuna më gjakderdhëse gjatë një dite në Pakistan, në vitet e fundit.

Sulmet më vdekjeprurëse ndodhën në Kueta, kryeqytet i provincës jugperëndimore Baloçistan.

Më se 80 vetë raportohet se janë vrarë gjatë dy shpërthimeve të kordinuara, që në shënjestër i kishin pjesëtarët shiitë në një klub të biliardos.

Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi militant sunit Lashkar-e-Jhangvi.

Më herët, së paku 11 vetë u vranë nga një eksplodim, që për cak i kishte pjesëtarët e forcave të sigurisë në qytetin Kueta.

Përgjegjësinë për kjëtë sulm e ka marrë grupi separatist Armata e Bashkuar Baluçe.

Së paku 22 vetë janë vrarë nga shpërthimi në një tubim religjioz në rajonin Swat. Për këtë sulm të dyshuar janë talibanët pakistanezë.
XS
SM
MD
LG