Ndërlidhjet

FT: Personat e qendrës në SHBA i japin rast Evropës


SHBA
SHBA
Evropianët kanë diçka së paku për të brohoritur. Për vite ata janë ndjerë të padashur nga Amerikanët. Përçaj dhe sundo e George Bushit të ri (përkujtoni Evropa e vjetër kundër së resë), ishte pasuar nga rishpikja e Barack Obamës për Shtetet e Bashkuara si forcë e Paqësorit, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze, Financial Times.

Tash Evropës i janë premtuar miq të fuqishëm në kompleksin presidencial. Nominimi i presidentit Obama për senatorin John Kerry në Departamentin e shtetit, dhe për ish senatorin Chuck Hagel në Pentagon, do t’i plotësoj këto dy poste të larta me politikanët me të cilët evropianët do të duhej të bënin biznes.

Ata përgëzohen nga gjenerata me Atlanticizmin në gjakun e tyre: amerikanët te të cilët pikëpamja e tyre botërore ishte krijuar nga rëndësia e aleancës në luftimin e Luftës së Ftohtë, shkruan Financial Times.

Ata janë mbështetës të fuqishëm të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Zoti Hagel e kishte kryesuar Këshillin Atlantik, një institut në Uashington, i përkushtuar për qëndrueshmërinë e lidhjeve transatlantike. Të dy të nominuarit janë mbështetës të Konferencës së Munihut për Politikën e Sigurisë.

E përditshmja londineze, Financial Times, shkruan se ka më tepër lajme të mira për ata që frikësoheshin se kontinenti i bllokuar në krizën e eurozonës, ishte i gjykuar për të qenë i parëndësishëm dhe vazhdon se Shtëpia e Bardhë dëshiron ta rigjallëroj synimin e hapësirës së lirë tregtare transatlantike, që kishte ngecur për një kohë të gjatë.

Evropa është çështje e frustrimit të madh, i dëgjoni të thonë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara (por jo së paku kur presidenti duhet t’i takoj tre nga katër “presidentët” e ndryshëm nga Brukseli), por edhe më tutje është aleati më i fuqishëm dhe partneri më i rëndësishëm ekonomik.

E vërtetë është se disponimi i ri në Uashington e thekson problemin e një lideri të Evropës. Këtë javë një zyrtar nga Departamenti i shtetit i Shteteve të Bashkuara, deklaroi publikisht se ndihmësit e presidentit për një kohë kanë thënë privatisht: është e çuditshme që kryeministri britanik, David Cameron, flet për referendum, me të cilin Britania mund të ndahet nga Evropa.

Sa i përket të ashtuquajturave raporte speciale, Atlanticizmi nuk është një alternativë për evropianizmin.

Një konsekuencë e sigurt e daljes britanike do të jetë dobësimi i zërit të Britanisë në Uashington.

Zotit Cameron tash i është bërë e ditur se jashtë Bashkimit Evropian, Britania do të mbetet vetëm, shkruan e përditshmja londineze, Financial Times.

Veteranët e dekoruar të luftës Kerry dhe Hagel janë anëtarë udhëheqës të shkollës së politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara “së pari fol dhe qit vetëm nëse duhet”.

Ata i shohin aleancat si shumëzues e jo si kufizues të fuqisë amerikane.

Ata nuk janë të butë. Ata e kuptojnë se bile edhe superforca duhet të mendoj fuqishëm se si të do të përfundoj lufta, para se të filloj ajo.

Iraku dhe Afganistani qëndrojnë si dëshmi sa e përgjakshme aq e shtrenjtë, se sa i nevojshëm është një qëndrim i tillë.

Në këtë artikull të gjatë, Financial Times thekson se evropianët nuk mund të presin të merren seriozisht nëse ata i ulin buxhetet e vogla për mbrojtje.

Shtetet e Bashkuara tashmë llogarisin për më tepër se 75% të shpenzimeve të NATO-s.

Marrëveshja për tregti të lirë transatlantike do të kërkoj koncesione të dhimbshme në të dy anët, por është absolutisht e nevojshme gatishmëria evropiane për tu marrë me subvencionet në agrikulturë.

Me gjasë kjo do të del se është shumë për kontinentin e rraskapitur nga kriza e euros. Por, ndryshimet në Uashington për Evropën paraqesin mundësi serioze.

Shtrohet pyetja se a dëshiron realisht të zgjedhë anashkalimin për jetë? Shkruan në fund të artikullit e përditshmja Financial Times.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG