Ndërlidhjet

Bruksel: Takohen grupet e punës Kosovë - Serbi


Pamje nga Brukseli
Pamje nga Brukseli
Grupet e punës të Kosovës dhe Serbisë edhe sot e kanë vazhduar takimin lidhur me marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe me çështjet e doganave në vendkalimet kufitare.

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë thënë se për këto çështje duhet të gjendet zgjidhje “në bazë të marrëveshjes ndërmjet kryeministrave Thaçi dhe Daçiq, në muajin Dhjetor”.

Kjo është, poashtu, përgatitje për takimin e ri të Hashim Thaçit me Ivica Daçiqin, në Bruksel më 17 Janar, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG